Arsenali i prin garës për Llorenten

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente, është bërë synim i shumë klubeve, ndërsa tash raportohet se Arsenali është klubi që po prin në garën për të siguruar shërbimet e tij.

Me transferimet e reja në sulmin e Bianconerëve, është zvogëluar edhe hapësira e spanjollit në sulmin bardh e zi për sezonin e ardhshëm, kështu që klubi italian ka shprehur interesim për ta shitur atë.

Sipas Tuttosport, Topçinjtë kanë primatin për të siguruar shërbimet e tij, pasi trajneri Arsene Wenger ka kërkuar me çdo kusht transferimin e shtatlartit në Emirates.

Përveç ekipit londinez, për Llorenten janë të interesuar edhe Barcelona, Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Porto.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...