De Bryune: Muriqi na siguroi gjysmëfinalen, ai ishte i akullt në portë

PUBLIKUAR

Manchester City vetëm pas penaltive ka siguruar një vend për në fazën e ardhshme të Kupës së Ligës.

Citizens triumfuan 4-2 në penalti kundër Leicester Cityt, ku ndeshja në kohën e rregullt përfundoi e barabartë, 1-1.

Heroi i ndeshjes po konsiderohet portieri shqiptar, Arijanet Muriqi, i cili ka marr lëvdata nga stafi teknik dhe lojtarët.

Arijanet Muriqi (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Edhe mesfushori belg, Kevin de Bryune ka pas fjalë të mira për portierin e përfaqësueses sonë duke thënë se fitoja erdhi në saje të Muriqit.

“Muriqi ishte lojtari që na siguroi gjysmëfinalen pasi gjithçka ishte e hapur”, pohoi De Bruyne për Sky Sports.

“Ai bëri disa pritje fantastike dhe duket sikur ka akull brenda tij. Muriqi ka bërë atë që duhej bërë dhe në fund besoj se ky mund iu shpërblye. Është moment shumë i mirë për të”, tha mesfushori.

Ndryshe, portieri ka debutuar për Kosovën në fitoren kundër Azerbajxhanit, e cila gjë i siguroi fazën e “play-off” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...