Supertalenti holandez Matthijs de Ligt i ka hedhur poshtë spekulimet për të ardhmen e tij, duke thënë se për momentin parapëlqen të luajë me Hakim Ziyech në Ajax, sesa me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin.
Mrbojtesi 19-vjeçar ishte në Torino të hënën për ta marrë çmimin Djaloshi i Artë, i ndarë nga Tuttosport për lojtarin më premtues nën moshën 21-vjeçare në Evropë, transmeton Gazeta Express.
Paraqitjet e tij me Ajaxit kanë bërë që De Ligt ta fitojë me mërit një vend në ekipin kombëtar të Holandës, si dhe të flitet për kalimin e tij në ndonjë klub të madh evropian.
Juventusi dhe Barcelona janë në mesin e klubeve për të cilat është raportuar se janë të interesuara për adoleshentin, por i pyetur nëse do të parapëlqente të luante me Ronaldon apo Messin, De Ligt tha për Sky Sport Italia: “Do të parapëlqeja të luaj me Ziyech në Ajax”.
Edhe pse De Ligt e hodhi poshtë mundësinë për t’u larguar nga klubi holandez para përfundimit të sezonit, pyetjet për të ardhmen e adoleshentit vazhdojnë të ngrihen dhe nëse ai do të ishte i interesuar të kalojë të kampioni në fuqi i Serisë A.
“Nuk po mendoj për ta braktisur Ajaxit dhe nuk po mendoj as në cilën ligë mund të luaj në të ardhmen”, shtoi ai. /Gazeta Express/


