Interesimi i skuadrës gjermane Schalke 04 për yllin kosovar Xherdan Shaqiri është serioz dhe i konfirmuar.
Ka qenë pikërisht drejtori sportiv i klubit gjerman Schalke 04, Horst Heldt, që ka dhënë një deklaratë për mediat gjermane në lidhje me Xherdan Shaqirin.
Heldt ka qenë i shkurtë në deklaratën e tij, por mjaftë i qartë duke konfirmuar interesimin për Xherdan Shaqirin.
“Ne kemi kontaktuar personalisht si klub me Xherdan Shaqirin, por deri më tani asgjë nuk ka konkrete”, deklaroi Heldt.
Ndërkohë skuadra aktuale e reprezentuesit zviceran, Inter, është duke kërkuar rreth 16 milionë euro që ta lë të lirë Shaqirin të largohet nga ‘Giuzeppe Meazza’. /Telegrafi/


