Zyrtare: Kushdo që kalon neper autostradë do të paguajë

PUBLIKUAR

autostrada-durres-kukes-3110110857-1
Qeveria ka vendosur që ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e disa akseve ekzistuese ta kalojë me koncesion tek privatët

“Ne kemi pamundësi për shkak të situatës financiare të trashëguar, kemi pamundësi të ofrojmë shërbimet. Do të duhen një mënyrë tjetër, ajo është ofrimi i operatorëve privatë për të ofruar shërbime publikut me kosto racionale dhe me shërbime të përmirësuara”, tha Ahmetaj.

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ahmetaj sqaroi deputetët se vendimi është marrë pas një studimi të hollësishëm mbi gjendjen e infrastrukturës kombëtare.

“Nuk ka kufizim. Jemi duke parë disa akse në veri dhe në jug që janë sot pengesë për zhvillimin ekonomik dhe që buxheti i shtetit nuk ka mundësi t’i financojë. Jemi duke parë me vëmendje në mënyrë që t’ia ofrojmë për partneritet privatëve”, deklaroi Ministri Ahmetaj.

Rruga e parë që pritet të bëhet me pagesë për qytetarët është ajo Durrës-Kukës, kostoja e së cilës vazhdon të rritet pafund. Qeveria shpreson që veç mirëmbajtjes, të financojë përmes privatëve edhe përfundimin e saj.express/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...