Pele: Neymari duhet të shënojë më shumë, e të simuloj më pak

PUBLIKUAR

Legjenda e futbollit Pele e ka paralajmëruar yllin e PSG-së se rëniet e tij brenda dhe jashtë fushës mund të ndikojnë që ai të mos arrijë majat e futbollit.

Neymar është krahasuar vazhdimisht me Pelen, të dy janë rritur dhe trajnuar në sistemin e klubit të Santosit në Brazil, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë kam thënë se Neymari do të bëhet një lojtar i madh”, ka thënë Pele.

“Mirëpo çfarë ndodhi me të në vitet e fundit? Ai filloi duke mos shënuar shumë gola por duke bërë gjeste, simulime, ankime ndaj gjyqtarit. Për këtë imazhi i tij është bërë negativ”.

“Ne kemi folur për këtë disa herë, pavarësisht këtyre ai mbetet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë”.

“Një baba nuk kritikon, një baba edukon djalin e tij”.

“Unë e bëj këtë për të mirën e tij dhe i uroj gjithë të mirat, do të bëj gjithçka për ta ndihmuar atë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...