Interi e bën Spallettin elf të babadimrit

PUBLIKUAR

Interi nuk po kalon një moment të mirë në aspektin sportiv.

Ekipi zikaltër u eliminua nga Champions League pas barazimit skandaloz në “San Siro” me rezultatin 1-1 kundër PSV-së.

Fitorja ndaj Udinezes 1-0 solli pak qetësinë në kampin zikaltër, por surpriza më e hidhur për tifozët e Interit ishte sot.

Italianët kanë menduar të nxisin shitjet e produkteve të tyre online përmes një spoti krishtlindjesh.

Në të shfaqet trajneri Luciano Spalleti në versionin e një “elfi” që fton njerëzit të blejnë te dyqanet e Interit.

Veshja e tij dhe skenografia janë një perlë e vërtetë, tifozët kundërshtarë sapo zbuluan material për t’i vënë në lojë interistët. /TeleSport/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...