Ja kush është modelja më e paguar e vitit 2018!

PUBLIKUAR

Për të dytin vit radhazi, Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga Forbes.

Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj.

Ajo mundi supermodelet dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Klose e Gisele Bündchen.

Të ardhurat e Jenner janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha Adidas, Estée Lauder dhe Calvin Klein.

Vendin e dytë e zë Kloss me 13 milionë dollarë që ka nënshkruar kontrata me Swarovskin, Away, dhe Adidas.

Bündchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë me 10 milionë dollarë.

Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Shikoni listën e plotë të modeleve më të paguara të 2018:

1) Kendall Jenner: 22.5 milion dollarë

2) Karlie Kloss: 13 milionë dollarë

3) Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milion dollarë

5) Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë

7) Gigi Hadid: 9.5 milion dollarë

8) Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë

10) Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë

Megjithatë Kendall mund të jetë modelja më e paguar në botë, por nuk është anëtarja e klanit Kardashian / Jenner më e paguar. Motra e saj Kylie Jenner mban titullin, duke fituar rreth 166.5 milionë dollarë në një vit.

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...