Rakiq: Asnjë forcë ushtarake, pos KFOR-it, nuk mund të shkelë në veri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Kryetari i të ashquajturit “Shtab i Krizës” në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, ka thenë se Lista Serbe do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka siguruar serbët se Ushtria e Kosovës nuk do të guxojë kurrë të shkelë në veri, pa e pyetur Serbinë”, shkruan Gazeta “Zëri”.

Serbët e veriut të Kosovës, posaçërisht liderët e Listës Serbe, e kanë pritur në ankth përfundimin e seances së Kuvendit të Kosovës, në të cilën unanimisht janë miratuar ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, duke shpresuar deri në fund, se Kuvendi i Kosovës nuk do ta formojë ushtrinë, pas trysnive të zyrtarëve të lartë të BE-së, por edhe të parit të forcave të NATO-s Stoltenberg.

Me miratimin e ligjeve në mënyrë unanime, anëtarët e të ashquajturit “Shtab i Krizës” në veri të Mitrovicës, i cili përbëhet ekskluzivisht nga anëtarë të Listës Serbe kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerr Lista Serbe dhe shteti i Serbisë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Pos Rakiqit, në mbledhjen urgjente të Shtabit të Krizës merrnin pjesë edhe vëllëzërit Vulloviq të Zubin Potokut, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ministri në dorëheqje i APL, Ivan Teodosijeviq, zëvendësministri i MPB-së, Millan Radojeviq, kryetari paralel i Mitrovicës së veriut, Aleksandër Spiriq dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq.ZËRI

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...