Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, më në fund ka folur rreth të ardhmes së tij.
Anëtari i skuadrës kampione të Francës, Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic, është lidhur me një rikthim te Milani.
Ka qenë pikërisht suedezi që ka folur shkurtimisht për të ardhmen e tij.
“A do të mbetem në Paris? E ardhmja ime është në duart e Raiolas”, deklaroi shkurt Ibrahimovic pas përfundimit të ndeshjes miqësore kundër Fiorentinës.
Ibra ka qenë në fushë në ndeshjes miqësore mes PSG-së dhe Fiorentinës, ku fitore shënoi gjiganti francez me rezultat 4-2, ndërsa suedezi ishte shënues i golit të tretë. /Telegrafi/


