Abrashi, shqiptari që po impresionon trajnerin gjerman

PUBLIKUAR

Amir Abrashi është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij, dhe falë punës së madhe po merr edhe lëvdata të shumta.

Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, u transferua gjatë kësaj vere tek skuadra gjermane SC Freiburg, dhe shkëlqeu në të gjitha ndeshjet miqësore.

Ka qenë pikërisht trajneri i Freiburgut, Christian Streich, që ka folur për shqiptarin fjalë të mëdha, transmeton Telegrafi.

“Jam i kënaqur me të gjithë, por sidomos dua ta përmend Abrashin. Amiri është lojtar që më ka impresionuar gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore”, tha Streich për ‘Kicker’.

Abrashi iu bashkua Freiburgut nga skuadra zvicerane Grasshopper si lojtar i lirë, ndërsa ai kishte edhe disa oferta nga kampionate të ndryshme si Italia dhe Franca por zgjodhi Gjermaninë për tu rritur edhe më shumë si lojtar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...