Lahm shton spekulimet: Nuk mund të garantoj për qëndrimin e Muller

PUBLIKUAR

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm, thotë se nuk ka garanci nëse Thomas Muller do ta vazhdojë karrierën në Allianz Arena.

Futbollisti gjerman kërkohet nga Manchester Unitedi, madje është spekuluar se bavarezët kanë refuzuar një shumë marramendëse parash për të.

Sidoqoftë, Lahm pranon se në botën e futbollit, asgjë nuk mund të parashikohet.

“Në futboll mund të imagjinosh gjithçka. Nuk është vendimi im. Në futboll, gjërat zhvillohen shumë shpejtë”.

“Nuk varet vetëm nga lojtari… Mendoj se asnjëherë nuk mund të japësh garanci se do të ndodhë kështu apo ashtu”.

“Si rezultat i kësaj, nuk mund të jap garanci për Thomas Muller”, ka deklaruar Lahm. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...