​Solari i përgjigjet Ronaldos: Real Madridi është i mrekullueshëm dhe modest

PUBLIKUAR

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka pretenduar se në Juventus ndihet më shumë si pjesë e një familjeje se në Real Madrid, mirëpo trajneri i klubit madrilen, Santiago Solari, ia ktheu përgjigjen atij duke e mbrojtur përulësinë e skuadrës së tij.

Real Madridi ka arritur të thyejë rekorde në epokën moderne të garës evropiane, duke e fituar Ligën e Kampionëve për tri vite radhazi. Por, përkundër këtij triumfi, Solari ka thënë se lojtarët e tij vazhdojnë të jenë modest, transmeton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo, i cili i dha fund karrierës së tij në Real Madrid pas fitores me rezultat 3-1 në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, vendosi që të transferohej në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës dhe tani ka thënë se klubi i tij i ri është më shumë si një familje.

Solari është emëruar në pozitën e trajnerit të Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, muajin e kaluar, dhe tani është në duart e tij ta vazhdojë suksesin e treguar nga ish-trajneri Zinedine Zidane në Ligën e Kampionëve.

“Përulësia është një virtyt i mrekullueshëm dhe skuadra e Real Madridit është e mrekullueshme, por edhe modeste”, ka thënë Solari në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscowit që zhvillohet nesër.

“Cristiano është në historinë e Real Madridit dhe ndjenjat e tij janë të tijat. Madridi është i mrekullueshëm në të gjitha aspektet dhe vlerat e këtij sporti. Ne punojmë shumë, stafi teknik, fizik, si dhe lojtarët. Të gjithë ne”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...