Super goli i Tarashajt, në garë për më të mirin në Zvicër (Video)

PUBLIKUAR

Sulmuesi i talentuar kosovar, Shani Tarashaj, e nisi në mënyrë perfekte edicionin në Superligën e Zvicrës me skuadrën e tij Grasshopper.

Shani Tarashaj ishte titullar dhe luajti për gjatë 90 minutave në ndeshjen hapëse mes Thun dhe Grasshopper, ku në fund fitore shënoi skuadra e kosovarit 3-5.

Super sulmuesi kosovar, që luan me Përfaqësuesen U21 të Zvicrës, Shani Tarashaj, realizoi një gol mjeshtëror në përballje me Thunin.

Tarashaj shënoi golin e pestë në ndeshje, në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pasi kaloi bukur një kundërshtar, Tarashaj gjuajti bukur dhe mposhti portierin vendas.

E përditshmja zvicerane ’20 minuten.ch’, ka vënë në mesin e tre golave më të bukur, golin e kosovarit dhe shpresojmë që në fund talenti prizrenas do të triumfojë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...