Ibrahimovic: Messi gjithmonë garon kundër Perezit, jo Ronaldos për Topin e Artë

PUBLIKUAR

Legjenda suedeze Zlatan Ibrahimovic beson se fakti që Luka Modric e fitoi Topin e Artë këtë vit, lë të kuptohet se Lionel Messi gjithmonë ka garuar kundër presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit, për çmimin e madh individual.

Reagimi i Zlatan Ibrahimovicit për Topin e Artë 2018 i ka habitur shumë njerëz. Sulmuesi suedez, që luan për klubin amerikan Los Angeles, u përgjigj me ironi ndaj pyetjes së Fox Sports për fituesin e Topit të Artë, Luka Modricin, duke sugjeruar se presidenti i Real Madridit ka ndikim të madh në ndarjen e këtij çmimi prestigjioz individual, transmeton Gazeta Express.

Gazetari: “Çfarë mendoni për Luka Modricin që e fitoi Topin e Arë?”

Ibrahimovici: “Tani, ne mund ta shohim se Messi ka qenë duke garuar për Topin e Artë kundër Florentino Perezit, jo ndaj Cristiano [Ronaldos]”.

Përkundër faktit se ka mahnitur me futbollin e tij për disa klube të mëdha evropiane, Ibra kurrë s’e ka fituar këtë çmim prestigjioz. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...