Këngëtarja e famshme serbe, e quan kriminele budallaqe Cecën për koncertin e mbajtur në Kosovë

PUBLIKUAR

Këngëtarja serbe Svetlana Ceca Razhnatoviç, ditë më parë ka mbajtur një koncert në Mitrovicën e veriut, në kuadër të protestës kundër vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe nga ana e Republikës së Kosovës, transmeton Zeri.info.

Edhe pse mediat serbe dhe vetë këngëtarja kanë pretenduar se në këtë koncert kanë marrë pjesë rreth 10 mijë njerëz, kjo nuk ishte aspak e vërtetë, pasi sipas vlerësimeve, nuk kanë qenë më shumë se 1000 veta. Dhe tani këngëtarja e famshme serbe Jelena Karleusha, ka komentuar në lidhje me këtë koncert, duke e sulmuar dhe ofenduar rëndë Cecën.

Image

“Pasha nënën, nuk e kam të qartë se pse këta njerëz të mashtruar në Kosovë, nuk e kanë gjuajtur me ndonjë patate këtë kriminele budallaqe derisa çapitej në skenë”, ka shkruar Jelena në Twitter. Dy këngëtaret serbe nuk kanë raporte të mira mes vete dhe vazhdimisht e ofendojnë njëra tjetrën përmes mediave dhe rrjeteve sociale./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...