Raheem Sterling, transferi i ri 60 milionë eurosh i Manchester Cityt ka shënuar gol vetëm tre minuta pasi debutoi në fanellën e nënkampionit të Anglisë.
Ndeshja miqësore e Manchester Cityt me Romën në International Champions Cup ishte një mundësi ideale për Sterling që të startojë.
Dhe ai nuk zhgënjeu trajnerin Manuel Pellegrini pasi që me të pranuar një pasim arriti që të gjejë golin natyrisht me anë të një sprinti tipik që e kujtojnë vetëm tifozët e Liverpoolit nga koha kur lojtari luajti në Anfield.
Ndryshe ky gol ua mbyll gojën tifozëve të Liverpoolit që nënvlerësuan lojtarin duke menduar se Manchester City kot ka shpenzuar 49 milionë funte (60 milionë euro).
Pas përfundimit të ndeshjes vjen raporti i plotë i këtij takimi që po zhvillohet tani…
/Telegrafi/


