Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

PUBLIKUAR

 IMG_8119
15 korrik, 2014-  Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Në këtë takim është folur për mundësitë e bashkëpunimit në mes Komunës së Lipjanit me ndonjë Bashkisë të Shqipërisë, programet e detajuara në fushën e ekonomisë, të cilat do të ndikonin në përmisimin e e përbashkët për qytetarë.

Në këtë rast, kreu komunal Imri Ahmeti tha se , temë e diskutimit të sotëm me Ambasadorin,Qemal Minxhozi, ishte bashkëpunimi koherent, midis Komunës së Lipjanit dhe atyre shqiptare.

Gjithashtu Ahmeti tha se  gjatë takimit  me  Ambasadorin Minxhozi, është folur për punët dhe preokupimet me të cilat po ballafaqohet Komuna e Lipjanit.

Ndërsa ambasadori Minxhozi, është shprehur i lumtur  që ka vizituar kryetarin Ahmeti,  duke mbetur optimistë se nuk do të mungoj bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe Bashkive nga Shqipëria. kklipjan/LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...