Kryetari Ahmeti , priti përfaqësuesit e kuvendit të rinjve në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim, drejtuesit e kuvendit të rinjve në Lipjan, me të cilët ka biseduar për pozitën e të rinjve në këtë qytet.

Kryetari Ahmeti, ka shprehur mirëkuptimin për angazhimin e tyre, dhe ju ka premtuar mbështetje të pakursyer.

“ Unë si kryetar komune do të bëj më të mirën për juve, në mënyrë që t’ju përmirësoj kushtet e juaja. Ne vetëm së bashku do të ndërtojmë të ardhmen e qytetit tonë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, përfaqësuesit e kuvendit të rinjve në Lipjan, e kanë falënderuar kryetarin Ahmeti për pritjen, si dhe e kanë njoftuar atë me kuvendin e tyre i cili do të mbahet të premten.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...