Golashënuesi më i mirë i superligës së Zvicrës, Shkelzen Gashi, ka marrë çmimin e shënuesit më të mirë të sezonit të kaluar.
Sulmuesit të Bazelit i është dorëzuar ky çmim para takimit të kampionatit me Vaduzin.
Gashi shënoi 22 gola në kampionatin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i lumtur për këtë trofe si shënuesi më i mirë i sezonit 2014-2015! Faleminderit për mbështetjen dhe ishte diçka e bukur të nisësh sezonin e ri me fitore”, ka shkruar Shkëlzen Gashi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.
26-vjeçari është shpallur dy herë radhazi shënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës.
Një sezon më parë Shkëlzen Gashi fitoi këtë çmim duke luajtur për Grasshopersin, ku kishte realizuar 19 gola.


