ShBA-ja kundërshton NATO-n, mbështet Ushtrinë e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Përkundër që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndryshe po del të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime diplomatike, të Indeksonline, kanë treguar se Ambasada e Amerikës është shprehur pro formimit të ushtrisë kosovare.

Sipas tyre, FSK-ja nuk duhet të shikohet si forcë destabilizuese.

Të njëjtat burime kanë treguar se amerikanët janë të prerë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura do të jetë pozitive për të gjithë.

Indeksonline poashtu mëson se qëndrimi i diplomacisë amerikane është se Kosova ka arritur kushtet që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, të kontribuoj më shumë.

Ndryshe, Stoltenbergut ka deklaruar dje se procesi i ushtrisë po udhëhiqet “në një moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektuar procedurat. Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thënë ai

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...