Milaim Zeka ia dorëzon në Kuvend dosjen me 900 emra Glauk Konjufcës!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka drejtuar akuza kundrejt një deputeti të Kuvendit të Kosovës, se kinse po i njëjti është zënë me 84 mijë dollarë falsë.

Zeka, ka thënë se nuk do ia përmend emrin në seancë, kjo pasi që ai nuk ka qenë i pranishëm aty gjatë fjalimit të tij, transmeton Indeksonline.

“Do të flasë për një deputet i cili është nxonë me një skandal. Nuk po ia përmendi emrin pasi që ai sot nuk është i pranishëm këtu, është nxonë me 84 mijë dollarë fallcë. Ai është arrestu në Drenicë”, ka treguar Zeka, transmeton Indeksonline.

Deputeti në fjalë, ka thënë se ka marrë dosjen me 900 emra me numra kontakti të telefonit, të cilën në mënyrë simbolike do t’ia dorëzojë shefit të GP të VV-së, Glauk Konjufca.

“Unë e kam një dosje me 900 emra edhe me numra të telefonit, të cilën në mënyrë simbolike do t’ia dorëzojë shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, që të marrin dhe të gjejnë cili person”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka vlerësuar se do të presë që Konjufca brenda një jave t’i kthejë përgjigje.

“Nuk lejohet që një deputet të bëjë akuza për derisa një lëndë është në proces gjyqësor. Në qoftëse Milaim Zeka, vetëm një qytetar të Kosovës e ka mashtruar ose i ka marrë një euro për viza, atëherë unë jap dorëheqje nga posti i deputetit”, ka thënë ai në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Zeka nuk është ndalur me kaq, ai ka thënë se do të zbulojë se cilët deputet kanë shkuar të Burdushi për trajtime psikiatrike.

“Do të zbulojë se kush janë ata që shkojnë të Burdushi, edhe që po flasin, kush është taku me BIA-në serbe dhe kush është mbështjellë me qebe për mos me kap policia serbe”, ka shtuar Zeka./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...