Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka insistuar duke thënë se gara për titull ende nuk ka përfunduar në Serie A.
Juventusi nesër e pret në shtëpi Interin në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A, dhe aktualisht është në krye të tabelës me 40 pikë, tetë më shumë se Napoli në pozitën e dytë, transmeton Gazeta Express.
“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është derbi i Italisë”, ka thënë Allegri.