Konjufca tregon pse nuk u hoqën vizat për kosovarët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme, ka numëruar arsyet që, sipas tij, Kosova dështoi në liberalizimin e vizave.

Moszbatimi i pakos për agjendën evropiane, Konjufca thotë se është një nga arsyet që Kosovës nuk iu liberalizuan vizat edhe më  tutje.

Konjufca në fjalën e tij në këtë seancë, ka thënë se prej 22 prioriteteve dhe 135 masave që është dashur të zbatoj Kosova, deri më tani sipas tij as gjysma e tyre nuk janë zbatuar. Tutje Konjufca ka thënë se moszbatimi i këtyre tregon se sa larg Kosova është drejt procesit të integrimeve evropiane.

Ai ka thënë se komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, në Kosovë ka ardhur për ta lajmëruar Kosovën se procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur.

Konjufca ka shtuar se Kosova sot nuk e ka liberalizimin e vizave për shkak se nuk ka përmirësim në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, në arsim e në disa çështje të tjera. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...