KQZ nuk ka mandat, por thotë se mund të organizoj zgjedhje nëse kërkohet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të mbetet i bllokuar nga marsi. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e hodhi poshtë kërkesën e presidentit për interpretimin e nenit 139, mbetet në dorën e presidentit të vendos për nominimin e anëtarëve të rinj. Ndërkohë, edhe në strukturën aktuale të KQZ-së ka paqartësi sa i përket mandatit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po kërkohen nga opozita, por KQZ-ja vazhdon të jetë jashtë funskionit, pasi që anëtarëve aktual u ka përfunduar mandati në mars. Megjithatë, përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së në KQZ, e konsiderojnë ende veten anëtarë të KQZ-së, ndërsa thonë se kurdo që presidenti shpall zgjedhje, qoftë lokale në veri, qoftë të jashtëzakonshme, KQZ-ja ka mandat t’i organizojë. Ilir Gashi i PDK-së thotë se me gjendjen aktuale juridike, janë mbajtur dy palë zgjedhje më herët.

 

 

“Ne i kembi mbajtë dy palë zgjedhje në Pasi janë mbajtë zgjedhjet në vitin 2010 në dhjetor, ne nuk kemi vazhduar mandat tjetër dhe me të njëjtin i kemi mbajtur zgjedhjet e 2013-ës dhe 2014-ës dhe vetëm pasi i kemi përfunduar zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në 2014, kemi marrë më 15 dhjetor vazhdim mandati nga ana e presidentit”, tha Gashi për Radio Kosovën.

Edhe Binak Vishaj i AAK-së përmend të njëjtin shembull, ndërsa njëjtë si Gashi thotë se KQZ-ja ka mundur t’i kryej të gjitha detyrat e saj sikur që janë më shumë se 40 kërkesa të kuvendeve komunale për zëvendësimin e anëtarëve të asambleve dhe një kërkesë për zëvendësimin e një deputeti të Kuvendit të Kosovës.

“Unë mendoj se ne nuk kemi pasur asnjë pengesë ligjore të takohemi dhe të vazhdojmë me planin e punës dhe aktivitetet e përgjithshme si institucion, është vlerësim i imi. Kush e pengon, mund ta pyesësh dikë tjetër është përgjegjës për thirrjen e takimeve dhe organizimin e punës”, tha Vishaj.

Mediumi ka provuar të kontaktojë me kryetaren e KQZ-së, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Daka megjithatë, në vazhdimësi ka thënë se KQZ-ja nuk funksionojë pa anëtarë.

“Kur s’ka anëtarë natyrisht që s’mund të funksionojë. Në momentin që të emërohen anëtarët fillon të funksionojë”, ka thënë Daka.

Edhe Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes, i cili është nominuar sërish nga partia për anëtar të KQZ-së ka mendim të njëjtë. Analogjinë që e përdorin Gashi e Vishaj, Rrustemi e quan farsë dhe në linjë të qëndrimit të presidentit për politizimin e KQZ-së.

“Kurrfarë analogjie nuk mund të përdoret. Kjo është farsë në linjë të qëndrimit të presidentit të politizimit në këtë rast edhe të KQZ-së. Por, edhe po të ketë analogji antikushtetuese, nuk mund të jetë arsyetim i veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese”, thotë Rrustemi.

Njohësi i proceseve zgjedhore Mazllum Baraliu konsideron se gjendja aktuale në KQZ është jashtë mandatit dhe nuk ka kompetencë për vendimmarrje.

“Gjendja reale dhe aktuale e strukturës dominante të KQZ-së është jashtë mandatit. Që do të thotë është pa kompetencë dhe pa ingerenca që të vendos. Pra, vendimmarrje nuk mund të ketë në KQZ. Pra, KQZ-ja është e bllokuar, për arsye se thjesht ata njerëz janë jashtë mandatit”, thotë Baraliu.

Gjykatës Kushtetuese iu deshën gjashtë muaj t’i kthejë përgjigje presidentit Thaçi i cili e dërgoi kërkesën për interpretimin e nenit 139 të Kushtetutës, i cili flet për emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Kushtetuesja e hodhi poshtë të hënën kërkesën e presidentit, duke thënë se çështja e ngritur nuk hyn në fushëveprimin e juridiksionit të Kushtetueses dhe si e tillë kjo kërkesë është e papranueshme.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...