Sulmuesi francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, e ka zbuluar reagimin e ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, kur ai e refuzoi ofertën për t’u transferuar në klubin anglez, duke thënë se Wenger kishte qenë shumë i sjellshëm dhe i kishte uruar fat me klubin e tij të ri.
19-vjeçari ishte takua me ish-trajnerin e Arsenalit për ta biseduar mundësinë e transferimit të tij nga Monaco, para se të transferohej në PSG vitin e kaluar. Ai arriti t’i shënonte 21 gola sezonin e kaluar për klubin francez, transmeton Gazeta Express.
Ai e rikujtoi këtë takim me trajnerin francez, i cili pritet të kthehet në një rol menaxherial në ndonjë klub vitin e ardhshëm, duke thënë se Wengeri e kishte trajtuar atë shumë mirë, përkundër që futbollisti e kishte refuzuar ofertën e tij.
“Ai është një ikonë e vërtetë e futbollit në Francë, i cili u largua nga Arsenali. Nuk kam parë shumë njerëz në këtë botë që shihen në atë mënyrë, pa asnjë pikë urrejtje”, ka thënë Mbappe për France Football.
“Kur e gjithë Evropa ulet në gjunjë për të të festuar ty, kjo do të thotë diçka. Para pak kohe, para se të transferohesha në PSG, ne biseduam në vitin 2017. Unë e zgjodha një drejtim tjetër, por ai nuk u zemërua me mua. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe më uroi fat të mbarë”.
Wengeri u largua nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar, duke e përfunduar kështu karrierën 22-vjeçare në këtë klub. Ai pastaj u zëvendësua nga ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery. /Gazeta Express/


