“Interi është klub i madh”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Milan Skriniar ka siguruar tifozët se ai nuk e ka për qëllim largimin për Barcelonë apo Manchester United, pasi që mendon se “Inter është një klub i madh”.

Mbrojtësi ka gjetur formën e tij më të mirë prej që ka kaluar në Milano nga Sampdoria dhe shumë shpejt është bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A.

“Mendon që top tre mbrojtësit në Serie A, pa llogaritur atë te Interit, janë Kalidoi Koulibaly, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci apo Kostas Manolas”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.

“Do të jetë shumë vështirë kundër Juventusit të premten, por ne jemi një skuadër e madhe dhe ne mund të fitonim në Romë, kështu që njëjtë, të njëjtin përkushtim e kemi për fitore edhe në Torino”.

“Juve janë shumë të fortë dhe kanë fituar të gjitha ndeshjet e tyre, por tani edhe ne jemi të fortë dhe mund të fitojmë”.

Ka raporte që Skriniar është duke u kërkuar nga skuadra si Barcelona dhe Manchester United.

“Gjithmonë do të këtë thashetheme për një klub të madh që po të kërkon, por Interi është klub i madh. Tifozët mund të relaksohen, jam i lumtur në Inter”.

“Ndjej që do të përmirësohemi për çdo ditë, pasi që nuk ka ndonjë zonë të vetme ku ne nuk jemi të mirë. Ndoshta nuk jam i lumtur me mënyrën si po luaj”.

“Në çdo rast, nuk është e rëndësishme si e shoh unë vetveten, por si me shohin muaj fansat dhe trajneri”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...