Modric: Tri vite më parë, Zidane më thirri dhe më tha se një ditë do ta fitoja Topin e Artë

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar se ish-trajneri i tij Zinedine Zidane e kishte bërë të besonte se një ditë do ta fitojë Topin e Artë.

Dhe kështu ndodhi, superylli kroat i dha fund dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi të hënën në Paris e fitoi Topin e Artë duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, transmeton Gazeta Express.

“Kur i numërova të gjithë trofetë individualë që i kam fituar këtë vit dhe kur e pashë se isha në mesin e 30 finalistëve, nisa të besoj, ama ekziston një gjë që nuk do ta harroj kurrë”, tha Modric.

“Kur Zidane u emërua trajner i Madridit në janar të vitit 2016, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjeve dhe më shpjegoi sesi më shihte dhe çfarë priste nga unë”, tregoi ai.

“Ai më tha se isha lojtar i rëndësishëm për të dhe, mbi të gjitha, ai më shihte si një lojtar që mund ta fitojë Topin e Artë”, shtoi ai.

Zidane dhe Modric punuan së bashku për dy vite e gjysmë para se francezi ta braktiste gjigantin spanjoll. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...