Hidhet shorti për Kampionatin Evropian 2020, këto janë të gjitha 10 grupet

PUBLIKUAR

Është hedhur shorti për kualifikime në Kampionatin Evropian, EURO 2020, me Kosovën dhe Shqipërinë që i kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kosova mësoi se do të luajë në Grupin A, me Anglinë si bartës të saj dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, si dhe me Çekinë e Bullgarinë, raporton Gazeta Express.

Kosova mund të jetë e kënaqur me shortin, duke marrë parasysh se ka mundur të ketë kundërshtarë më të fortë se ekipet që pati fat t’i ketë në grup.

Për dallim nga Anglia dhe Çekia që shihen si kundërshtarë më të fortë, Kosova pritet ta ketë më të lehtë ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi dhe mund të shpresojë për një kualifikim në EURO 2020.

Ndërkohë, Shqipëria do të luajë në Grupin H, ndaj kampionit botëror Francës, si dhe kundër Islandës, Turqisë, Moldavisë, dhe Andorrës.

Në EURO 2020 do të kualifikohen dy ekipet e para nga secili prej 10 grupeve.

Kampanja e kualifikimeve nis xhiron e parë më 21 dhe 23 mars të vitit 2019.

Në rast se Kosova dështon të kualifikohet në Evropian përmes rrugës tradicionale, atëherë do ta ketë një mundësi tjetër, përmes play-offit të Ligës së Kombeve më 2020, ku kundërshtar do ta kishte Maqedoninë.

Këto janë grupet e plota:

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...