Julia Roberts vesh kostumin “Kardashian” në emisionin e Ellen që të rritë numrin e ndjekësve

PUBLIKUAR

Aktorja amerikane, Julia Roberts, ditë më parë ka qenë mysafire në emisionin e Ellen DeGeneres, ku kanë folur për tema të ndryshme me nikoqiren e emisionit.

Një prej temave të prekura ka qenë numri i vogël i ndjekësve që ka ylli hollivudian (mbi 3.5 milionë) në krahasim me mbi 61 milionët që i ka moderatorja e popullarizuar.

Julia Roberts (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

“Nëse ti i ke 60 vjet dhe i ke 60 milionë ndjekës, atëherë unë duhet t’i kem 51 milionë”, ka bërë shaka Julia duke iu referuar numrit të viteve.

Në ndërkohë, Ellen vendosi që shakanë ta çojë në një nivel tjetër duke u përpjekur që t’i ndihmojë aktores për ta rritur numrin e ndjekësve.

Julia Roberts dhe Ellen DeGeneres (Foto: YouTube/TheEllenShow)

Ajo ia dha Robertsit një kostum të quajtur “Kardashian”, në të cilin binin në pah proporcionet e bujshme.

Mendoj se tash mund të kem më shumë ndjekës, mirëpo tashmë nuk jam e sigurt në asgjë”, ka thënë Julia e buzëqeshur pasi e ka veshur kostumin.

Theksojmë se pjesëtaret e klanit Kardashian/Jenner janë shumë të popullarizuara në rrjetet sociale, për faktin e se ekspozojnë trupin e tyre.

Kim Kardashian numëron mbi 121 milionë ndjekës, Kylie Jenner mbi 120 milionë ndjekës, Kendall Jenner mbi 99.5 milionë ndjekës, Khloe Kardashian mbi 83.1 milionë ndjekës, Kourtney Kardashian mbi 70.2 milionë ndjekës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...