Janë martuar Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

PUBLIKUAR

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë burrë e grua. Sipas revistës People, çifti është martuar zyrtarisht në pallatin Umaid Bhawan në Jodhpur të Indisë.

Ceremonia martesore është zhvilluar të shtunën, ndërsa ka qenë një prej dasmave më luksoze të vitit.Aktorja 36-vjeçare ka shkëlqyer me veshje tradicionale të dizajnuar nga i famshmi Ralph Lauren. Dizajneri amerikan është kujdesur edhe për veshjen e muzikantit të njohur.

Lauren ka kërkuar vet që të jetë dizajner Priyankas, ndërsa është kujdesur edhe për veshjen e familjarëve të aktores dhe të muzikantit.

Krahas familjarëve, të pranishëm kanë qenë edhe e fejuara e Joe Jonas, Sophie Turner, pastaj Lupita Nyong’o, Elizabeth Chambers e Kelly Ripa.

Ndër 200 të pranishmit në ceremoninë romantike është thënë se kanë qenë edhe duka dhe dukesha e Sussexit, mirëpo ky lajm nuk është konfirmuar.

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra (Foto: Mike Coppola/Getty Images for People.com/Guliver)

Përdorimi telefonave celularë ka qenë i ndaluar në dasmë, ashtu që, siç raporton Daily Mail Online, nga mysafirët është kërkuar që të tregojnë një kartelë të veçantë që ua ka mundësuar hyrjen, teksa i kanë dorëzuar të gjitha pajisjet në hyrje.

Grupi “Sanam” nga India besohet të jetë kujdesur për argëtimin e mysafirëve, ndërsa edhe Nick është ngjitur në skenë për një performancë speciale.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas (Foto: Rob Kim/Getty Images/Guliver)

Sipas Bombay Times, ceremonia ka nisur me disa ndeja nga 29 nëntori për t’u përmbyllur me evenimentin kryesor.

Jonas i propozoi martesë Chopras në ditëlindjen e saj (18 korrik 2018) në Londër dhe një muaj më pas (18 gusht), çifti e festoi fejesën. Ndërsa tashmë ata e kanë çuar në një nivel tjetër lidhjen e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...