Messi s’është vetëm futbollist i mrekullueshëm, por edhe baba i mirë

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka folur në një intervistë për ESPN FC se si është ndier gjatë kohës sa ishte i lënduar për një muaj, ku mungojë në gjashtë ndeshje, duke përfshirë edhe atë ndaj Real Madridit.

“Them të drejtën u ndjeva mirë kur shikoja ndeshjet e Barcelonës nga këndi tjetër përderisa isha i lënduar”, ka thënë Messi, transmeton Gazeta Express.

Messi kishte pësuar një lëndim në krah në ndeshjen ndaj Sevillas.

“Ishte një eksperiencë e bukur shikimi i ndeshjeve me djalin tim nga stadiumi, gjë që nuk kam mundur ta bëj më parë pasi gjithmonë jam në fushë dhe djali im më shikon mua”.

Ylli i Barcelonës ka thënë se skuadra e madhe fiton dhe arrin suksese pavarësisht mungesës lojtarëve të rëndësishëm. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...