“Ronaldo e meriton Topin e Artë’

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidsi beson se shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo e meriton të fitojë Topin e Artë

Ronaldo (33) është njëri prej pretendenteve për ta fituar çmimin e gjashtë individual pasi që me Real Madridin, vitin e kaluar, arriti që ta fitojë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi u largua për në Juventus në korrik kurse shoku i tij i skuadrës beson që Ronaldo duhet ta fitojë Topin e Artë të hënën.

“Crisitiano Ronaldo e meriton ta fitojë Topin e Artë”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe ta bëj dallimin”.

Me Ronaldon që po i prin skuadrës, Juve ka bërë një start të fuqishëm këtë sezon, qëndron tetë pikë para përcjellësit të dytë në Serie A dhe është kualifikuar në 1/8’ën e finales në Ligën e Kampionëve.

Fitorja e fundit e skuadrës ishte triumfi 1-0 kundër Valencias, një ndeshje ku Ronaldo vazhdojë të shënojë në tri ndeshje radhazi, kundër SPAL’it, AC Milanit dhe Manchester Unitedit.

Matuidi është i kënaqur se si po luan skuadra e Maassimiliano Allegrit në Europë, pavarësisht humbjes shokuese të Manchester United këtë muaj.

“Në Ligën e Kampionëve ne po ja dalim mirë”, tha ai.

“Ne kemi bërë disa ndeshje të mira dhe jemi ndalur vetëm nga Manchester United sepse nuk shënuam golat që ne patëm mundësi”.

Juventus tani pritet që të udhëtojë në Fiorentina të shtunën për ndeshjen e radhës në ligë, para se të pres Interi në shtëpi dhe të luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...