Drejtori i Juves në Munih për zyrtarizimin e Vidalit

PUBLIKUAR

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka udhëtuar në Gjermani për të kompletuar shitjen e Arturo Vidalit te Bayern Munichu.

Mediat kanë raportuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje që kiliani të shkojë në Allianz Arena për 36 milionë euro, ndërsa katër milionë të tjera do të paguhen në formë bonusesh.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se marrëveshja është afër kompletimit dhe drejtori i Juves ndodhet në Munih për t’i qartësuar detajet.

Vidal thuhet se tashmë është pajtuar që të nënshkruajë për bavarezët dhe do të përfitojë 6.5 milionë euro për sezon.

Zonja e Vjetër do të përfitojë shumë nga shitja e lojtarit, të cilin e bleu për 10 milionë euro në vitin 2011 nga Bayer Leverkuseni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...