Kryepeshkopi gjerman: U ula pranë Schumacherit dhe e preka, e ka fytyrën e njëjtë

PUBLIKUAR

Vozitësi Michael Schumacher është mbajtur larg syve të publikut që nga aksidenti që pësoi gjatë skijimit para pesë viteve, mirëpo kryepeshkopi gjerman, i cili e kishte vizituar Schumacherin në vitin 2016, ka thënë se ai duket ende i njëjtë në fytyrë, por vetëm më i shëndoshë në fytyrë.

Gjermani ishte në komë pas aksidentit që e pati në dhjetor të vitit 2013, dhe shumë pak gjëra për gjendjen e tij janë bërë publike gjatë viteve të fundit, pasi që familja e tij ka preferuar t’i mbajë këto gjëra larg syrit të publikut, transmeton Gazeta Express.

“Unë u ula para tij, e preka atë me dy duart dhe e shikova në sy. Ai e ka të njëjtën fytyrë, siç e njohim të gjithë, por vetëm është pak më i shëndoshë”, ka thënë kryepeshkopi gjerman për revistën gjermane Bunte.

“Përreth tij janë njerëzit të cilën e duan shumë, të cilën përkujdesen për të dhe, falë Zotit, të cilët e ruajnë atë nga syri i publikut. Një person i sëmurë ka nevojë për privatësi dhe mirëkuptim”.

Revista Dunde i kishte humbur rreth 50 mijë euro në vitin 2015 për shkak se kishte pretenduar se se Schumacheri ishte në gjendje më të mirë shëndetësore dhe tani kishte filluar të fliste, gjë që avokati i familjes e mohoi në gjykatë.

“Familja është strehimi mbrojtës për të cilët Schumacher ka kaq shumë nevojë. Bashkëshortja e tij është shpirti i familjes dhe natyrisht, unë lutem për Michaelin dhe familjen e tij”, përfundoi Ganswein. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...