Kanë përfunduar edhe ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën, Atletico Madridin, Borussia Dortmundin, Porton dhe Schalken që tashmë kanë kaluar grupin
Dilema për kalimin tutje në mesin e 16 skuadrave më të mira tashmë e kanë kaluar Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid që tashmë janë në fazën e 16 skuadrave më të mira në këtë garë, e ku kanë kaluar Grupin A.
Atletico për momentin prinë më 12 pikë, dy më shumë se Borussia Dortmund dhe ata duhet ta mundin Club Brugge në ndeshjen e fundit që ta konfirmohen në vendin e parë.
Dortmund duhet të mos gabojë në Monaco, përndryshe ata duhet të kënaqen me vendin e dytë.
Në Grupin B tashmë kemi fituesin dhe është Barcelona e Lionel Messi. Barcelona mposhti PSV sonte me rezultat 1-2 dhe kjo fitore ia ka siguruar kalimin tutje në 1/8 e finales si e para në grup. Ata presin Tottenham Hotspur në ndeshjen e fundit, një ndeshje kjo ku skuadrës angleze i duhet fitorja për kalim të grupit. Edhe Inter duhet të pret ndeshjen me PSV’në në San Siro, të cilën duhet ta fitojë në mënyrë që të kalon tutje dhe të shpresojë që Tottenham të dështoi në Camp Nou.
Grupi nga i cili ende nuk dihet se kush do të jetë në 1/8’ën e finales është ai C.
PSG, Napoli dhe Liverpool të gjitha janë në garë, me Crvena Zvezdën e cila është e fundit, por që nëse fitojnë kundër PSG dhe Liverpool dështon ta mund Napolin, atëherë serbët mund të shpresojnë për vendin e tretë që dërgon në Europa Ligë.
Ndërkohë, Liverpool duhet të fitojë me rezultat 2-0 apo më shumë se dy gola për të festuar kalimin në fazën e 16 skuadrave më të mira.
Në grupin D tashmë kemi dy skuadrat që kanë kaluar tutje.
Është Porto, e cila e kalon grupin si e para më 13 pikë dhe Schalke 04 që ka 8 pikë dhe e kalon grupin si e dyta. Galatasaray dhe Lokomotivo e Moskës do të luftojnë për vendin e tretë që dërgon në Europa Ligë. /GazetaExpress/


