Kuvendi i të rinjve të Lipjanit shpërndan gjëra ushqimore me rastin e Festës së Fitër Bajramit

PUBLIKUAR

Në prag të festës së Fitër Bajramit,Kuvendi i të rinjve të Lipjanit ka ndihmuar mbi dhjetëra familje më skamnore ne disa fshatëra si:Breg i Zi, Kraishtë, Varigofc, Ribar i Madhë, Shalë, Dobrajë e Vogël,Sllovi, Janjev, Smallush,Gadime e Ulët.
Duke i falenderuar te gjitha bizneset e vogla ne Komunen e Lipjanit te cilat kontribuan ne grumbullimin e te hollave, blerjen e gjerave ushqimore dhe kompanin NTP “Ferizi” nga Gllogovci per sigurimin e transportit dhe të gjithë asambleistët qe ishin te pranishëm ne shpërndarjen e gjërave, sot u bë e mundur që të ndihmohen disa familje me gjendjen më të rëndë ekonomike.
Ne falenderojmë edhe njëhere të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion.Ndërsa me këtë rast ne urojmë te gjithë besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit,duke ju dëshiruar solidaritet dhe paqe mes vete, urojmë gjithashtu shëndet në familjet tuaja, thuhet në njoftim.
unnamed (1)

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...