Buffon: Liverpool ka treshen më të mirë të sulmit në botë

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon ka thënë se “për momentin ai nuk e di se cila skuadër në botë ka sulmin më të mirë si Liverpooli”.

Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane kanë shënuar 19 gola për Lirverpolin nga 31 sa i ka shënuar kjo skuadër këtë sezon dhe do të përballen sonte me Paris Saint-Germainin e Buffonit në Ligën e Kampionëve.

“Liverpool ka një skuadër shumë të fuqishme-por sidomos lojtarët e sulmit”, ka thënë ish portieri i Juventusit për The Mirror.

“Me Salah, Mane dhe Firmino që kanë një shpejtësi të madhe dhe po ashtu kreativitet, natyrisht ata janë kërcënimi më i madh”.

“Gjatë tërë karrierës sime kam dashur ta testojë veten ndaj më të mirëve—në këtë momente nuk besoj që ka ndonjë skuadër në Europë apo botë me një treshe kaq të frikshme në sulm si Liverpooli”. /GazetaExpress/ 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...