“Neymari nuk është mjaftueshëm i mirë për Barcelonën”

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Manchester Unitedit, Louis van Gaal, beson se kampionia spanjolle nuk duhet ta kthejë Neymarin në skuadër, pasi që ai nuk është mjaftueshëm i mirë për të luajtur për skuadrën e tyre.

Braziliani, 26-vjeçar, u largua nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës së vitin 2017 dhe për 222 milionë euro iu bashkua Paris Saint-Germainit. Barcelona nuk pranonte ta shiste Neymarin, por PSG-ja e pagoi klauzolën e tij të largimit, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, tani kanë filluar spekulimet për një kthim të mundshëm të Neymarit në Spanjë për 200 milionë euro, pasi që thuhet se për një gjë të tillë ekziston një klauzolë e veçantë në klauzolën e futbollistit.

Neymari i kishte shënuar 105 gola në 186 ndeshje për Barcelonën para se t’i bashkohej skuadrës së PSG-së, për të cilët tani po e luan sezonin e tij të dytë. Mirëpo, Van Gaal beson se kthimi i Neymarit në skuadër do të ishte një vendim i gabuar për klubin katalonas.

“Mendoj se nuk është mirë për Barcelonën, por ky është mendimi im. Neymari është ende një lojtar i ri, i cili mund ta vazhdojë të zhvillohet, ai duhet të mësojë fillimisht si të jetë lojtar i mirë për ekipin”, ka thënë Van Gaal.

“Neymari është shumë individualist dhe për këtë arsye mendoj se Barcelona duhet të jetë shumë vigjilent para se të vendosin për ta kthyer”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...