Ndihmohen familjet skamnore në Komunën e Lipjanit, me rastin e Festës së Fitër Bajramit

PUBLIKUAR

Në prag të festës së Fitër Bajramit, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka shpërndarë pako ushqimore për familjet skamnore. Financimi u bë nga komuna e Lipjanit, ndërsa në shpërndarje kontribuoi edhe Kryqi i Kuq, dega në Lipjan.

Familjet që u vizituan ishin ato të cilat jetojnë në kushte të rënda sociale, për të cilat komuna është kujdesur vazhdimisht edhe nëpërmjet institucioneve të tjera për t’ju dalur në ndihmë.

Kryetari i komunës, Imri Ahmeti, përgjatë kësaj vizite , duke ju uruar këtyre familjeve festën e Fitër Bajramit, theksoi se, komuna e Lipjanit ka përkushtimin e vazhdueshëm për t’ju dalë në ndihmë, këtyre familjeve që jetojnë në asistencë sociale, veçanërisht edhe në këto ditë feste.

“ Nuk e di dhe nuk kam fjalë qysh me ju falënderuar për këtë ndihmës, që po na bëni për festën e Bajramit, Zoti ju ndihmoftë juve kryetar, Imri Ahmeti, që nuk po na harroni asnjëherë”, kështu është shprehur një përfaqësues i një familje skamnore, njofton Komuna e Lipajnit

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...