Mesfushori spanjoll Isco është duke e menduar largimin nga Real Madridi, sipas Don Balon.
Me ardhjen e Santiago Solarit në stol, Isco e ka humbur vendin në formacionin e parë dhe minutazhi është reduktuar dukshëm, prandaj ai tani është duke i vlerësuar opsionet dhe mund ta braktisë klubin, transmeton Gazeta Express.
26-vjeçari nuk ka qenë titullar në asnjërën prej gjashtë ndeshjeve të para të Santiago Solarit në stol deri tani, dhe madje s’u ftuar fare për ndeshjen e së martës ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, të cilën Reali e fitoi 2-0.
Kjo e ka marrë vëmendjen e klubeve si Chelsea, Manchester City dhe Arsenali.
Po ashtu, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti e ka kontaktuar Iscon për ta parë nëse atij i intereson të kalojë në Serie A. /Express/


