Spalletti: Interi e ka pritur me vite këtë ditë

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka thënë se Interi “ka pritur me vite për këto ndeshje dhe ata janë të përgatitur për të marrë rezultat pozitiv në Londër”, kundër Tottenham Hotspur

Interi do të përballet në Wembley nesër kundër Tottenhamit dhe nëse arrin një barazim do të kualifikohen për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Entuziazmi që mund ta jep kualifikimi në Ligën e Kampionëve është unik. Ne kemi pritur me vite për këtë ndeshje dhe duhet të jemi të parapërgatitur për të dhënë gjithçka për rezultatin”, tha trajneri për Sky Sport Italia.

“Të gjithë e dinë privilegjin për të luajtur në Ëembley, është një monument i futbollit. Ne jemi mësuar në San Siro më 65 000 fansa, kështu që ne jemi të përgatitur për të luajtur aty”.

Spurs e filluan keq Ligën e Kampionëve, por për momentin janë kthyer në formë duke e mposhtur me rezultat 3-1 Chelsean në Premier Ligë vikendin që lamë pas.

Interi me një barazim do të kalonte grupin, kurse Interit i duhet ndeshja e fundit për ta konfirmuar vendin e tretë që do ta dërgonte skuadrën londineze në Europa Ligë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...