Komisioni i Gjyqtarëve dënon sulmin ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu

PUBLIKUAR

Sot pas ndeshjes të DigitAlb Kupës ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës është sulmuar gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu.

Teksa po dilte nga stadiumi, tre persona të përgatitur kanë sulmuar gjyqtarin nga Gjilani.

Me këtë rast ka reaguar edhe Komisioni për Gjyqtarë në krye me Përparim Hasanin.

Pas ndeshjes Drenica-Prishtina, sulmohet gjyqtari Mervan Bejtullahu

“Komisioni për Gjyqtarë e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit, Mervan Bejtullahu”.

“Kërkojmë nga organet kompetente ta zbardhin ngjarjen sa më parë, pasi raste të tilla nuk i kontribuojnë futbollit”, thuhet në reagimin e këtij Komisioni.

Bejtullahu pas sulmit është shoqëruar në polici dhe ka dhënë deklaratën për rastin.

Ndryshe, duelin e fitoi Prishtina pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...