Capital T koncert gjigant në Londër me artisten e re shqiptare të suksesshme në Amerikë, Enisa

PUBLIKUAR

Reperi i njohur kosovar, Capital T, vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë.

Përveç projekteve të reja, ai është aktiv edhe me paraqitje në koncerte të shumta, duke u munduar të jetë sa më pranë fansave të tij.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se do të performojë në “Electric Brixton”, e cila është një prej sallave koncertale më me nam në Londër.

Ky koncert, siç ka bërë të ditur reperi, do të mbahet më 28 nëntor, dhe në të do të performojnë edhe disa artistë të tjerë.

Taleb Kweli (Mos Def), Professor Green, Marco Carola, e Labyrinth – janë vetëm disa nga emrat që do t’i bashkëngjiten këtij koncerti.

Pjesë e mbrëmjes muzikore do të jetë edhe artistja e re Enisa, e cila është një emër i suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nisa është një këngëtare e re, e cila i ka kënduar këngët e saj kryesisht ‘cover’, teksa e njëjta ka gjetur përkrahje të platformat e njohura muzikore si iHeartRadio. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...