Imami i Xhamisë së Lipjanit, 17 Korrik 2015, është dita e parë e Fitër – Bajramit

PUBLIKUAR

 

Nesër më: 17 Korrik 2015, është dita e parë e Fitër – Bajramit i cili vjen si rezultat i agjërimit të muajit të Ramazanit.

“Ndaj kam nderin që në emër të Imamit te Xhamis se Lipjanit Prof Skender Mehmeti, dhe në emrin tim personal t’i përgëzojë të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame agjërimit të muajit të Ramazanit,dhe t’ua urojë festen e Fitër – Bajramit duke e lutur Allahun e Madhërishëm për mirëqenien,lumturin dhe shëndetin tuaj.
Agjërimi i muajit të Ramazanit pastroi shpirtrat e njerëzve nga urrejtja, xhelozia, i ka dlirësuar nga egoizmi e pangopësia dhe koprracia, i ka udhëzuar në punë të mira, në respekt ndaj njëri tjetrit,solidaritet mes vete, duke forcuar bindjen se njeriu kërkon përkujdesje të vazhdueshme.” ka thënë Mehmeti”
Të nderur qytetar të Lipanit!
“Në këtë ditë feste e gëzimi, kërkoj nga ju kudo që jeni ti ruani vlerat e virtytet tona fetare e kombëtare.
E kemi për obligim që të angazhohemi, punojmë për një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë, që fëmijëve tanë tu sigurojmë një jetë me dinjitet, një vend me perspektivë, një vend ashtu siç e dëshirojmë.
Duke ju përshëndetur e përgëzuar, më lejoni t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta të gjithë vëllezërve e motrave kudo që gjenden, brenda trojeve tona dhe mërgatës sonë t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit.
Duke lutur Allahun që ta ruaj atëdheun tonë, ta bashkoj Kombin tonë, ta udhëzoj e ta drejtoj Rinin tone.
Me fat festa e Fitër – Bajramit.” ka thënë Mehemti. /B.A/

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...