Lojtari serb i Romës i ofendon tifozët e futbollit: Ju s’dini asgjë për futbollin

PUBLIKUAR

Futbollisti serb Aleksandar Kolarov ka reaguar ndaj kritikave të ditëve të fundit ndaj paraqitjeve të Romës, duke thënë se tifozët e futbollit nuk dinë asgjë për lojën e ndërlikuar të futbollit.

Pas humbjes 1-0 ndaj Udineses të shtunën, janë ngritur dyshime rreth planeve taktike të trajnerit Eusebio di Francescos, transmeton Gazeta Express.

Në një konferencë për media para ndeshjes së Romës në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, mbrojtësi serb reagoi ashpër ndaj pyetjes së një reporteri nëse ai premton përmirësim të shpejtë të skuadrës.

“Nuk kam përse t’i premtoj asgjë askujt, vetëm vetes sime për të punuar zellshëm dhe për të dhënë gjithçka nga vetja, dhe pikërisht këtë e kam bërë që prej kur kam nisur të luaj futboll”, tha Kolarov.

“Tifozët kanë të drejtë të zemërohen, e respektoj këtë, por ata duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se nuk dinë asgjë për futbollin”, tha ai.

“Më pëlqen tenisi dhe basketbolli dhe zemërohem kur ekipi im humb, por unë nuk jap asnjëherë këshilla taktike sepse nuk ia kam idenë. Është problem i përgjithshëm, tifozët e çdo ekipi duhet ta kuptojnë këtë”, shtoi ai.

Pas humbjes në fundjavë, Roma është 22 pikë prapa liderit Juventusit në Serie A. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...