Blerim Xhemaili, pritet që ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin zviceran ku mësoi edhe hapat e parë të karrierës.
Futbollisti shqiptar i cili luan me Përfaqësuesen e Zvicrës, është pranë largimit nga skuadra e tij aktuale Galatasaray dhe pritet të rikthehet në Zvicër.
Edhe pse djaloshi nga Tetova ka oferta nga Serie A dhe Liga Premier, si duket oferta më e fundit e gjigantit zviceran Young Boys e ka bindur atë të transferohet në Zvicër.
Nën kampionët e Zvicrës, Young Boys Bern, i kanë ofruar kontratë 10-vjeçare mesfushorit shqiptar, ofertë që po mendohet shumë mirë nga Blerimi para se të vendosë.
E përditshmja zvicerane, ‘Blick’, shkruan se verdh e zinjtë i kanë ofruar kontratës pesë vjeçare si futbollistë ndërsa pas pesë viteve Xhemaili ta bëjë punën e drejtorit sportiv në klub.
Mbetet të shihet përgjigja përfundimtare e Xhemailit, pasi klubi i tij aktual Galatasaray janë të pajtuar që ta shesin atë për dy milionë euro, shumë që nuk është problem për Young Boysin. /Telegrafi/


