Alec Baldwin paraqitet në gjykatë dhe deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat për sulm fizik

PUBLIKUAR

Alec Baldwin është paraqitur në Gjykatën Supreme në Manhattan, i rrethuar nga forcat policore nga departamenti lokal.

Aktori akuzohet për sulm dhe ngacmim për shkak të një incidenti të ndodhur më 2 nëntor të këtij viti.

View image on Twitter

Ylli hollivudian është përleshur me një person, i cili ia kishte zënë vendparkimin, edhe pse Baldwin ishte duke pritur për t’u parkuar.

60-vjeçari i ka mohuar akuzuar se e ka sulmuar personin në fjalë, edhe pse më pas janë publikuar disa fotografi, ku ai shihet duke u kapur me një mashkull.

Embedded video

Në ndërkohë, pas paraqitjes në gjykatë, prokurorët i kanë tërhequr akuzat dhe aktori është deklaruar i pafajshëm.

“Z. Baldwin është një figurë publike, reputacioni i të cilit është dëmtuar nga raportimet në media që thoshin se ai e ka goditur një burrë në një rrugë të New Yorkut”, ka thënë avokati i tij, Alan Abramson.

Avokati më tej ka theksuar se ekziston një video, ku shihet se aktori nuk e ka goditur në asnjë moment personin që ka ngritur akuzë dhe se ai nuk ka bërë kurrfarë krimi.

Personi i identifikuar si Wojciech Cieszowski i ka thënë policëve se Baldwin i kishte rënë me shuplakë, gjë që konsiderohet si vepër më pak serioze.

Derisa pritet vendimi i gjykatës, aktori ka thënë se akuzat ndaj tij janë të rrejshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...