Vazhdojnë problemet me lëndime për Barçën, ja sa do të mungojë Suarezi

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, e ka dëmtuar gjurin dhe do të mungojë dy javë si pasojë, duke i shkaktuar kokëçarje Ernesto Valverdes lista e të cilit me lojtarë të lënduar vazhdon të rritet.

Suarezi do të ketë nevojë për tretman, që nënkupton se ai do të mungojë ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve, si dhe ndaj Villarrealit dhe Espanyolit në La Liga, transmeton Gazeta Express.

A mund të jetë i gatshëm për t’u përballur me Tottenhamin më 11 dhjetor, por mungesa e tij është vetëm goditja e fundit që Valverde ka marrë në një kohë të rezultateve të dobëta.

Lajmi për lëndimin e Suarezit vjen vetëm 24 orë pasi u mësua se Rafinha dhe Seri Roberto do të mungojnë gjatë si pasojë e lëndimeve. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...