Skuadra e Manchester Unitedi nuk është në formën më të mirë në këtë stinor të Premierligës, ku aktualisht pozicionohet në vendin e shtatë me 21 pikë.
Skuadra e Jose Mourinhos është më afër vendit të fundit të Premierligës sesa kreut të tabelës, aty ku është Manchester City, shkruan Gazeta Express.
14 pikë diferencë mes Unitedit dhe kreut të tabelës, kurse 13 pikë dallim me vendin e fundit, që është Fulhami.
Unitedi në këtë fundjavë nuk arriti të marrë fitore në shtëpi, pasi barazoi pa gola kundër Crystal Palace.
Manchester Unitedi ka gjashtë fitore, tri barazime dhe katër humbje në këtë stinor të Premierligës. /Gazeta Express/



